Kryeimami i Podujevës: Nuk e festoj 17 shkurtin e as nuk i shikoj ndeshjet e Kosovës – kemi një kombëtare
Bekim Jashari, kryeimam në Podujevë, thotë se nuk është fare i pajtimit që ekipi i Kosovës në futboll të quhet kombëtare.
I ftuar në T7, ai tha se nuk i shikon ndeshjet e Kosovës dhe nuk e feston 17 shkurtin si festë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Shqiptarët duhet ta kenë veç një kombëtare, nuk i shikoj ndeshjet e Kosovës dhe nuk e festoj 17 shkurtin. E tëra Kosova ishte pas kombëtares kuqezi në Evropian. E shfrytëzoj rastin të uroj 28 nëntorin që është e vetmja festë kombëtare. Në stadiumin ku luan Kosova, nuk e di a po luan Kosova a Bosnja me atë flamur. Kemi një kombëtare, Kosova mund të quhet përfaqësuese”, u shpreh Jashari.
