Kryediplomati shqiptar: Shqipëria plotësisht e rreshtuar me BE-në në politikë të jashtme dhe siguri
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, pas takimit të përbashkët mes kryediplomatëve të bllokut evropian me ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor, tha se shteti shqiptar në terma të politikës së jashtme dhe të sigurisë “është plotësisht e rreshtuar” me BE-në.
“Theksova që zgjerimi i BE-së është i rëndësisë kyçe dhe përfituese për të gjithë të përfshirët. Me Ballkanin Perëndimor, BE do të jetë më e sigurt, më e fort dhe më konkurruese”, ka shkruar Hasani në “X”.
Today at the Foreign Affairs Council in Luxembourg 🇱🇺, I reaffirmed once more Albania's full alignment with the #EU foreign and security policies.
— Igli Hasani (@IgliHasani) June 24, 2024
Highlighted that #EUenlargement is of critical importance and beneficial to all involved. With the Western Balkans, the EU will be… pic.twitter.com/FSxkWckcqc