Kryediplomati i Maqedonisë V. bisedon me Gërvallën dhe Daçiqin: Të qetësohet situata në veri
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryediplomatën e Kosoëvs, Donika Gërvalla dhe me kryediplomatin serbe, Ivica Daçiq për situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se ka kërkuar nga ata që situata në veri të qetësohet menjëherë dhe se Serbia duhet t’i lirojë policët.
“Kam komunikuar me ministrat e jashtëm të #Serbisë dhe #Kosovës. Përsërita thirrjen time për deeskalim urgjent në komunat veriore të Kosovës Është shumë e rëndësishme që Serbia t'u japë qasje të menjëhershme dhe t'i lirojë oficerët e ndaluar.” – ka shkruar Osmani në Twitter.
Më tej, ai ka thënë se si drejtues i OSBE-së, janë të gatshëm që të ndihmojnë për situatën në veri.
“Është thelbësore që të gjitha palët të punojnë drejt paqes, dhe unë i kërkova ta bëjnë këtë!” – ka shkruar ai.
As 🇲🇰 FM & @OSCECiO, I communicated with FMs of #Serbia & #Kosovo.
— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 20, 2023
👉 Reiterated my call for urgent de-escalation in northern municipalities of Kosovo ➡️ It is crucially important that Serbia grants immediate access to and release the detained officers.(1/3)
