Kryediplomati britanik takon Kurtin: Diskutuam raportet Kosovë-Serbi, nevojën për kurajo dhe kompromis
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Sekretarin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, z. James Cleverly.
Për këtë takim ka shkruar ky i fundit në llogarinë e tij zyrtare në Twitter duke thënë se takimi ka ndodhur “para mbajtjes së Samitit të Procesit të Berlinit”.
“Diskutuam marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nevojën për kurajo dhe kompromis që të përfitojnë të dyja vendet.” – u shpreh ai.
Today I met the Prime Minister of Kosovo, @albinkurti ahead of the Berlin Process Summit.
— James Cleverly🇬🇧 (@JamesCleverly) October 31, 2022
We discussed the Kosovo-Serbia relationship and the need for courage and compromise to benefit people in both countries.
UK-Kosovo relations are strong and long-standing 🇬🇧🇽🇰 pic.twitter.com/NDP6jEPpq5
Ai më pas vazhdoi duke thënë se raportet e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar ishin “të forta dhe të qëndrueshme”.
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin dhe do të kryesohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz.