KRU Prishtina nga sot nisë me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po deklarojnë se na sot do të nisin me shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj. Ky vendim sipas Ujësjellësit të Prishtinës ka ardhur si pasojë e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave epidemiologjike.
“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë.
Bazuar në Vendimin e ARRU-së , Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit. Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.