KRU Prishtina: Dardania sonte mbetet pa ujë - NACIONALE

KRU Prishtina: Dardania sonte mbetet pa ujë

5 muaj më parë

nga NACIONALE

KRU Prishtina ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjen Dardania, si pasojë e një rrjedhjeje të madhe në rrjet.

Sipas njoftimit, për shkak të pamundësisë për intervenim gjatë natës, furnizimi me ujë do të rikthehet vetëm pas ndërhyrjes që pritet të realizohet gjatë ditës së nesërme.

Nga kjo ndërprerje do të preket e gjithë zona e Dardanisë, ndërsa qytetarëve u kërkohet mirëkuptim deri në sanimin e problemit.

Lajme të ngjashme