Kritiku i Kremlinit, Ilya Yashin, dënohet me tetë vjet e gjysmë burgim - NACIONALE

Kritiku i Kremlinit, Ilya Yashin, dënohet me tetë vjet e gjysmë burgim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëra nga figurat kryesore të opozitës ruse, Ilya yashin, është dënuar me tetë vjet e gjysmë burgim për shpërndarje të “lajmeve të rreme” për ushtrinë e Rusisë.

Yashin-i, njëri nga kritikët e paktë të Kremlinit që ende janë duke jetuar në Rusi pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, kishte vazhduar të fliste kundër luftës, raporton televizioni BBC, përcjell gazeta Nacionale.

Ai ishte arrestuar, pasi i kishte dënuar krimet e dyshimta të luftës së Rusisë në qytezën ukrainase, Bucha.

Pak pas fillimit të luftës, Rusia e kishte bërë krim raportimin e “informatave të rreme”. Disa rusë janë dënuar me burgim për këtë vepër, por dënimi i Yashin-it është më i gjati deri më tani.

Ai i ka mohuar akuzat, por gjykatësja Oksana Goryunova tha se ai me vetëdije kishte shpërndarë të dhëna të rreme për forcat e armatosura ruse.

Lajme të ngjashme