Kritikat për rritjen prej 20% të pensioneve, Murati: Mjafton të shihet prapa në kohë për të parë se çfarë kanë bërë
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në dritën e kritikave të opozitës pas vendimit të Qeverisë për rritje të pensioneve, ka publikuar një grafikë krahasuese të rritjes së pensioneve ndër vite.
Sipas tij, mjafton të shikohet “prapa në kohë për të parë se çfarë kanë bërë kur ata vetë ishin në pushtet.”