Kritikat e “mashës” së Kurtit ndaj “opozitës”, Krasniqi: Kjo Dejona e VV-së i lëshon fjalët si lopa baglen - NACIONALE

Kritikat e “mashës” së Kurtit ndaj “opozitës”, Krasniqi: Kjo Dejona e VV-së i lëshon fjalët si lopa baglen

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj sulmeve të ulëta të Dejona Mihati për një pjesë të opozitës.

Ai është befasuar me fjalorin e saj.

Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se nuk arrin ta kupton se kush është ai shqiptar që miraton fjalët e saj.

“Dejona Mihali – PDK’së dhe AAK’së: Tradhtarë, gjithë ditën gojën plot UÇK, Hagë, komandantë – s’patën dorë kundër Listës Serbe. (Nacionale) Koment: Kjo Dejona (bilja) e LVV i lëshon fjalët si lopa baglen. Nuk arrij ta kuptoj kush është ai shqiptar dhe besimtar që miraton fjalët e saj dhe e voton partinë të cilën ajo e kontrollon”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme