Kritika ndaj Osmanit: Të mos ftohen në Forum gratë që kontribuan para, gjatë dhe pas luftës, nuk i bën nder Kosovës
Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, ka pasur kritika për organizimin e presidentes Osmani, në Forumin për Gratë, Paqen e Sigurinë.
Begu ka shkruar se mosftesa ndaj grave që kanë kontribuar para, gjatë dhe pas luftës, nuk i bën nder Kosovës.
“Me u organizu ne Kosove një konference per gra & rolin e tyre ne paqe, dhe mos me ftu as si mysafire gratë dhe vajzat me kontributin me te çmuar para, gjate & pas luftës, si shembull te dëshmuar në botë, nuk i bon nder Kosovës si nikoqire, por edhe historinë nuk e rishkruan”, ka shkruar Begu në Twitter.
Kritika ka pasur edhe mbrëmë pasi nuk u ftuan deputetet si Ganimete Musliu e Shqipe Selimi.