Krimet e luftës në Pejë, avokati Kërveshi sot dorëzon dy kallëzime penale - NACIONALE

Krimet e luftës në Pejë, avokati Kërveshi sot dorëzon dy kallëzime penale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoqëria e avokatisë "Kerveshi & Partners" sot pritet të dorëzojë dy kallëzime penale për krime lufte në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Në një përgjigjje dhënë Nacionales, avokati Kujtim Kerveshi ka bërë të ditur se kallëzimet, përveç deklaratave, përmbajnë edhe qindra fotografi të cilat lidhen me krimet e luftës.

“Shoqeria e avokatise Kerveshi&Partners sot pritet te dorezoj dy kallezime penale ne Prokurorine Speciale te Republikës se Kosovës", thuhet në njoftim.

"Kallezimet pervec deklaratave personale, permbajne qindra fotografi qe lidhen me krimet e luftes ne Pejë dhe rrethinë, përfshirë pjestar te forcave te armatosura te cilet jane identifikuar gjate pergatitjes se kallezimeve penale nga avokatet e shoqerise se avokateve Kerveshi&Partners”, thuhet në deklaratën e shoqërisë së avokatëve.

Ndryshe, kjo firmë e avokatisë i ka përfaqësuar viktimat e krimeve të luftës në lagjen Kristal të Pejës ndaj tashmë të dënuarit Zoran Gjokiq.

Lajme të ngjashme