Kreu i Skenderajt pret në takim nënën e 7-vjeçarit të vrarë nga forcat serbe: Një grua me zemër të madhe
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura së bashku me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë pritur në takim nënën e Leotrimit, 7-vjeçarit të vrarë në luftë, Shukrije Ahmeti.
Nura përmes një postimi ka shkruar se nëna Shukrije është një grua me zemër të madhe që është sfiduar me shumë ngjarje të rënda të jetës
“Kënaqësi të mirëpresim bashkë me nënkryetarin Lushtaku, nënën Shukrije Ahmeti me dy djemtë Bahriu dhe Bedriu - bashkëshortja e heroit Malush Ahmeti e nëna e Leotrimit, një grua me zemër të madhe që është sfiduar me shumë ngjarje të rënda të jetës, por që ndihet krenare që i dha lirisë së Kosovës dy njerëzit e saj më të dashur! Nderi më i madh për mua është të pranoj mirënjohje nga Familja Ahmeti!” – ka shkruar Nura.