Krenar Shala çuditet: S’e kuptoj pse shqiptarët e Luginës nuk kërkojnë Asociacion në Serbi
Krenar Shala, analist, ka shkruar një status, ku shpreh “çudinë” me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Z. Shala, që është “komentator politik” në Kanal 10, ka theksuar se nuk e kupton pse shqiptarët e Lugins nuk kërkojnë Asociacion të komunave me shumicë shqiptare.
“Nuk e kuptoj pse edhe shqiptart e Luginës nuk kërkojnë Asociacion të Komunave me Shumicë Shqiptare? I kishin ndihmu edhe vetes edhe Kosovës.” – shkroi ai fillimisht.
Tutje, ai ka shkruar se shqiptarët në Serbi duhet të bllokojnë rrugët.
"Edhe, së fundi, pse nuk i bllokojnë edhe ata rrugtë? Me vendosë barrikada sa herë që Beogradi ktu i nxitë serbtë me bo të tilla gjëra…" - shkroi ai.
