Krekoset Murati sërish me grafikona: Nga 1 miliardë euro në vit po i shtohen ekonomisë - NACIONALE

Krekoset Murati sërish me grafikona: Nga 1 miliardë euro në vit po i shtohen ekonomisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave Punës dhe Transfere pretendon se ekonomisë së vendit – gjatë tri vjetorit të parë – i janë shtuar 1 miliardë euro mesatarisht në vit, duke folur rreth Bruto Produktit të Brendshëm.

Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë:

Ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e katërt gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar qëndrueshmëri të bizneseve tona përballë sfidave të njëpasnjëshme.

Sipas ASK-së, për TM4 2023 rritja reale e ekonomisë ishte 3.96%, gjë që ishte në linjë edhe me pritjet tona.

Në grafikun më poshtë mund të shihni edhe krahasimin e performancës ekonomike të vendit nëpër vite.

Përderisa me qeveritë e kaluara për 3 vite ekonomisë i shtoheshin vetëm 1 miliardë euro, me Qeverinë Kurti për periudhën e njëjtë ekonomisë i janë shtuar 2.9 miliardë euro, apo mesatarisht gati 1 miliardë në vit.

Lajme të ngjashme