Krekoset ministri pllagjiator serb: Kosova s’e ka më të thjeshtë anëtarësimin në KiE
Mininistri i Financave i Serbisë – i njohur kryesisht për plagjiaturë në doktoraturën e tij – Sinisha Malli pas shtyrje së kohës së votimit të Rezolutës për Gjenocidin në OKB, është krekosur se tashmë edhe as Kosova s’e ka “të lehtë e të thjeshtë” anëtarësimnin në Këshillin e Evropës, vota përfundimtare për të cilën supozohet të ndodh në mes të muajit maj.
“Kur është fjala për Këshillin e Evropës, mund të shihni se fitorja e Prishtinës nuk është më aq e thjeshtë, e lehtë dhe e shpejtë siç e priste gjithkush. Në anën tjetër edhe votimi i rezolutës në OKB po shtyhet. Një fitore e madhe për Serbinë, një fitore e madhe e përpjekjeve, kohës dhe së vërtetës, të cilën presidenti Vuçiq e diskutoi me një numër të madh liderësh botërorë e vërteta, neve na takon të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë tonë”, ka thënë pllagjiatori Malli, siç e cituan mediat serbe.