Krekoset Haxhi Avdyli: PDK-ja nuk e kanë atë lluks të na caktojë emrin për kryeparlamentar - NACIONALE

Krekoset Haxhi Avdyli: PDK-ja nuk e kanë atë lluks të na caktojë emrin për kryeparlamentar

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Haxhi Avdyli i Vetëvendosjes, ndonëse e ka parë me sytë e tij, mbi 50 herë, se s’mund të konstituohet Kuvendi, veç prej Vetëvendosjes, anipse kjo matimatike do të duhej të dihej, edhe pa e parë me sy, ai vazhdon të jetë kryelartë e fjalëmadh.

“Nuk e kanë atë lluks që PDK-ja të na caktojë emrin e kryeparlamentarit. Ne i ftojmë për dialog, ne i ftojmë për bashkëbisedim të gjetjes së një uniteti dhe të krijimit të institucioneve”, deklaroi Avdyli.

Seanca pritet të mbahet pas pak.

Lajme të ngjashme