Krejt vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës - NACIONALE

Krejt vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kabineti Qeveritar në krye me kryeministrin Albin Kurti sot gjatë ditës kanë mbajtur mbledhjen e rregullt të Qeverisë. Aty janë miratuar disa projektligje e udhëzime administrative. Në mesin e vendimeve që janë marrë në këtë mbledhje është edhe ai për shitjen e veturave të Ministrisë së Ekonomisë.

U miratua Projektligji për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës. Ky sistem do mundësojë transparencë më të madhe në kuptim të evidencës penale. Përmes lidhjes me sistemin elektronik për përcjelljen e lëndëve, do sigurojë efikasitet më të madh por edhe llogaridhënie brenda sistemit gjyqësor.

U miratua udhëzimi i Administrativ për caktimin e Listës dhe Llojeve e Pajisjeve Ndihmëse që ofrohen falas për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, që shërbejnë për Lëvizje, Parandalim dhe Asistim, dhe udhëzimi tjetër administrativ për Regjistrimin, Funksionimin dhe Çregjistrimin e Organizatave Joqeveritare që ka për qëllim thjeshtësimin dhe lehtësimin e procedurës së regjistrimit dhe funksionimit të OJQ-ve.

U themelua Komisioni Republikan i Festave me përbërje si më poshtë që do të përgatisë rregullat dhe mënyrat e festimit të festave zyrtare dhe ditët memoriale:

U bë ndryshimi dhe plotësimi i vendimit nr. 21/16 për formimin e Grupit punues ndërministror për fushën e lëvizjes së lirë dhe të mallrave, duke emëruar përbërjen e re të këtij grupi, si dhe plotësim ndryshimi i vendimit 03/30, duke i garantuar Parkut të Novacionit dhe Trajnimeve, ITP në Prizren të drejtën e shfrytëzimit të të gjitha objekteve që gjenden në parcelat e dhëna në shfrytëzim nga Qeveria.

U aprovua vendimi për shitjen e automjeteve zyrtare të cilat janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit të Ministrisë së Ekonomisë, nëpërmjet ankandit publik që do të menaxhojë Ministria e Punëve të Brendshme.

U miratua Plani Kombëtar i Radio Frekuencave. Ai ka rëndësi të madhe për aktivitetet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e sigurinë, mirëmbajtjen e rendit publik dhe shërbimet publike emergjente.

U miratua koncept-dokumenti për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor që mundëson shpërndarje të barabartë të burimeve dhe kontribuon në mundësi të barabarta për të gjithë: gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë. Ai është thelbësor për barazinë e drejtësinë gjinore dhe për barazinë e drejtësinë fiskale.

Lajme të ngjashme