Krejt skuadra bashkë me rezervat vrapuan për ta mbrojtur Messin, kur u godit nga një lojtar i Hondurasit - NACIONALE

Krejt skuadra bashkë me rezervat vrapuan për ta mbrojtur Messin, kur u godit nga një lojtar i Hondurasit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkëlojtarët e Lionel Messit tek Argjentina ishin të frustruar me mesfushorin e Hondurasit, Deiby Flores, pasi nokautoi yllin e PSG-së në miqësoren e së premtes.

ÇKA NDODHI?
Rodrigo De Paul - i cili dyshoi se u godit me bërryl - udhëhoqi protestat derisa vrapoi në drejtim të gjyqtarit, me dy taborret e futbollistëve të përfshirë në një konfrontim të nxehtë, derisa Messi mbeti i shtrirë në fushë në dhimbje.



FOTOJA E MADHE:
Mos prekni dhinë (GOAT)! Lojtarët e Argjentinës qartazi e shohin të nevojshme ta mbrojnë kapitenin legjendar dhe nuk e patën ndërmend të lejonin të kalonte pa incidente ndërhyrja ndaj tij. Duket se ka një bashkim të vërtetë të ekipit të Lionel Scalonit, i cili është një prej favoritëve për ta fituar Kupën e Botës.

EPILOGU:
Ndërhyrja në fjalë nuk doli të jetë shumë e rëndë për Messin, i cili eventualisht qeshi i fundit, derisa shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Argjentinës në Floridë. Ai do të rikthehet në aksion më 27 shtator, kur djelmoshat e Scalonit ndeshen me Xhamaikan në një tjetër miqësore.

Lajme të ngjashme