“Krejt më kollaj që kur Serbia pranoi dokumentat e Kosovës”: MDR-ja gjermane me një reportazh për shqiptarët në Serbi
Transmetuesi publik gjerman “Mitteldeutscher Rundfunk”i ka kushtuar një reportazh tensioneve të kohëve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht asaj se si tensionet politike përkthehen në vështirësinë e jetesës së njerëzve me hallet e tyre të përditshme.
MDR raporton një shqiptare nga Prizreni e cila viziton të bijën në Beograd; teksa ajo shprehet e lumtur se “githçka është bërë më e lehtë që kur Kosova dhe Serba ia njohën dokumentet e udhëtimi në 2022”.
Miliana Lasku Canaj, kujton kohën kur, para se të pranoheshin dokumentat e Kosovës, përkatësisht letërnjoftimet, “gjithmonë duhej të merrnin njëfarë dokmenti të përkohshëm kur hynim në Serbi”.
“Pati nisur me letërnjoftimet, të cilat Serbia e ka pasur më të lehtë t'i pranojë pasi nuk i i sheh pas kalimit të kufirit. Më e vështirë ka qenë njohja e targave, të cilat me shkurtesën RKS (Republika e Kosovës), padyshim që vijnë nga një vend që shteti i Serbisë nuk e njeh”, thotë Miliana.
Në regjistrimin e fundit të popullsisë para 10 viteve, tani janë një pakicë e vogël shqipëtaresh, rreth 2 mijë banorë shqiptarë që jetojnë në qytetin e Beogradit.