Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

1 vit më parë

nga Gentiana Hasani

Ngjarjet kryesore të ditës

7 shtator 2022:


10:00
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)

  • 10:00 - 12:30Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e dorëzimit të ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 58. kurse hapja e ofertave bëhet nga ora 12:30. (Hoteli “Grand”, Prishtinë)
  • 10:00Lansohet skema e granteve për partneritetet kërkimore universitete-biznese. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit, Prizren)
  • 10:00Aleanca Franceze e Prishtinës fillon me sesionin e ri ku do të hap dyert për vizitorët. (Aleacna Franceze)
  • 11:00Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund. (Kabineti i kryetarit)
  • 12:30Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. (Kabineti i kryetarit)
  • 13:00Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Qeverisë, ish-Rilindja)
  • 13:00Partia Socialdemokrate mban aktivitet në oborrin e QKUK-së. (Oborri i QKUK-së)


  • 13:45Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Përendimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë. (Kabineti i kryetarit)
  • 14:35 - 16:20Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Kosovës.Agjenda:Ora 14:35 – Takim me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës (Salla C301)Ora 15:20 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Laima Andrikienė, kryesuese e Komisionit dhe Halil Thaçi, zëvendëskryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Lituani.Ora 15:35 – Takim me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës (Salla C301)Ora 16:20 – Konferencë e përbashkët për shtyp nga Laima Andrikienė dhe Xhavit Haliti, zëvendëskryetar i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës)
  • 17:00Subjekti i ri politik “Guxo” mban Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv. (Hotel “Emerald”)

Lajme të ngjashme