Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Këto janë ngjarjet e ditës: 12 gusht 2022
08:30
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës, ku do të priten nga drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu. (Drejtoria e Doganës)
10:00
Grupi i Deputetëve të Rinj në Kuvendin e Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës)
12:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)
12:00
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC)
18:00 - 21:00
Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Taukbashqe, Prishtinë)