Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nacionale, ju sjellë ngjarjet kryesore për sot

Ngjarjet e ditës: 27 korrik 2022

09:00

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestojnë për shkak se KEK-u ua ka ndalë punën. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media dhe raportin vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Sfidat në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të rënda” – nga monitorimi i departamenteve të Krimeve të Rënda të gjykatave Themelore gjatë vitit 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00

Instituti INDEP organizon tryezën ‘Media dhe mbrojtja e konsumatorit’. (Hotel Sirius, Prishtinë)

11:00

OJQ Aktiv organizon tryezën e rrumbullakët mbi dokumentin praktik të politikave të quajtur “Udhërrëfyes për luftën kundër korrupsionit dhe rritje të transparencës në komunat me shumicë serbe në Kosovë”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

13:00

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, do ta bëjnë hapjen zyrtare të edicionit të parë të panairit E Jona, i cili përmban tri komponente: panairin biznesor, panairin shitës dhe festivalin. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”)

14:00

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike shqyrton CV-të për angazhim të eksperteve si dhe cakton dëshmitarët që do të ftohen për intervistim në mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:00

Grupi parlamentar i AAK-së viziton KOSTT-in, ku do të zhvillojë takim informues me drejtuesit e këtij institucioni lidhur me gjendjen në sektorin e energjisë në vend. (Zyrat e KOSTT-it) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

15:00

Open Data Kosovo (ODK) do ta prezantojë raportin “Observatori i Agjendës Digjitale 2022”. (“Klan Arena”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Lajme të ngjashme