Krasniqi viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun, kërkon nga Qeveria të mos diskriminohen këto dy komuna - NACIONALE

Krasniqi viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun, kërkon nga Qeveria të mos diskriminohen këto dy komuna

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot dy komunat e pjesës veriore të Kosovës, Zveçanin dhe Zubin Potokun, të cilat udhëhiqen nga zyrtarët e kësaj partie.

Gjatë kësaj vizite i pari i PDK-së është njoftuar me sfidat më të cilat po përballen Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.

Me Kryetarin Ilir Peci diskutuam për punët dhe sfidat e tyre. Posaçërisht për situatën e sigurisë, e cila është e brishtë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Natyrisht, diskutuam edhe për përkushtimin dhe angazhimin e Kryetarit në shërbim të të gjithë qytetarëve të Zveçanit, pa dallim”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos i diskriminojë këto dy komuna që udhëhiqen nga PDK-ja.

U njoftova për sfidat dhe kërkesat e shumta, veçanërisht të banorëve shqitparë të tri fshatrave Kelmend, Zhazhë e Boletin. Ftoj Qeverinë e Kosovës që me urgjencë dhe prioritet të miratoj kërkesat e qytetarëve të kësaj komune për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve të cilët dëshirojnë të kthehen në fshatrat dhe vatrat e tyre”, është shprehur Krasniqi, sipas një njoftimi të PDK-së.

Këto vizita, kryetari i PDK-së ia ka bërë përkundër rrezikut dhe kërcënimeve të paralajmëruara ditëve të fundit nga grupet terroriste serbe.

Lajme të ngjashme