Krasniqi uron Xhaferin: Përpjekjet shekullore të shqiptarëve për barazi në RMV, po kulmojnë me kryeministër shqiptar - NACIONALE

Krasniqi uron Xhaferin: Përpjekjet shekullore të shqiptarëve për barazi në RMV, po kulmojnë me kryeministër shqiptar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferin, për zgjedhjen e tij në këtë pozitë, duke thënë se sot është nëj ditë historike dhe e krenarisë.

Krasniqi në Facebook ka uruar edhe shqiptarët e Maqedonisë Veriore që përpjekjet e tyre për barazi po kulmojnë më kryeministër shqiptar.

Ai ka uruar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Urime Kryeministër, Talat Xhaferi!

Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti.

Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.

Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.

Punë të mbarë dhe suksese, mik.

Urime të gjithëve!

Lajme të ngjashme