Krasniqi thirrje Luginës së Preshevës për regjistrim: Deklaro përkatësinë tënde kombëtare sot
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka ftuar shqiptarët e Luginës të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare.
Krasniqi ka thënë se tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji.
Shkrimi i tij:
Tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e kudo që jetojnë ata, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji. Jemi shumë - Jemi shqiptarë! Deklaro përkatësinë tënde kombëtare - regjistrohu sot!