Krasniqi takon Lajçakun: Janë të papranueshme veprimet që po i sjellin vendit sanksione - NACIONALE

Krasniqi takon Lajçakun: Janë të papranueshme veprimet që po i sjellin vendit sanksione

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Bruksel ka takuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka bërë me dije se me diplomatin evropian ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po i sjellin dëme Kosovës.

Sot, në Bruksel, takova Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Me emisarin Lajçak diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me ç’rast i shpreha edhe një herë qëndrimet e mia në raport me to”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka vlerësuar se normaliteti në veri duhet të kthehet sa më shpejt.

Për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj nteresin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme