Krasniqi takon Hovenierin: PDK-ja do të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve me ShBA-në
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka njoftuar në Facebook se e ka pritur në selinë e partisë Jeff Hovenierin, ambasador i ShBA-së në Kosovë.
Krasniqi ka shkruar se ka pasur kënaqësinë të priste Hovenierin, duke treguar se me ambasadorin amaerikan ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Tutje, Krasniqi ka theksuar se PDK-ja do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv të përparimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-në.
“Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës.” – shkroi Krasniqi, ndër të tjera.