Krasniqi: Serbia ndaloi zyrtarët policor nga Kosova, provë e pozicionit hipokrit të saj - NACIONALE

Krasniqi: Serbia ndaloi zyrtarët policor nga Kosova, provë e pozicionit hipokrit të saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri Elbert Krasniqi ka reaguar pas ndalimit të zyrtarëve policorë kosovarë nga Serbia.

Ai ka thënë se kjo është prova e pozicionit hipokrit të Serbisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqiështë shprehur se Serbia ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë rrejshëm, derisa arreston serbët që shfrytëzojnë të drejtat për punë në Kosovë.

“Republika e Kosovës në kuadër të drejtave të avansuara për komunitete joshumicë e ka ndër të tjera të përcaktuar që zv.drejtorin e Policisë ta ketë nga radhët e komunitetit serb. Ndërkohë që Serbia rrejshëm ankohet për të drejta të serbëve në Kosovë, ajo pikërisht arreston, maltreton e kërcënon secilin serb që shfrytëzon të drejtat e tij në Kosovë e integrohet në vendin e tij. Rasti i sotëm i ndalimit nga Serbia të zv.drejtorit Jankoviq dhe disa zyrtarëve të tjerë të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb është prova më e qartë e pozicionit hipokrit të Serbisë.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme