Krasniqi: "Rugovistja” Vjosa Osmani shfaqet si militariste, kujt po tenton t’i dërgojë mesazh? - NACIONALE

Krasniqi: "Rugovistja” Vjosa Osmani shfaqet si militariste, kujt po tenton t’i dërgojë mesazh?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar fotografine e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit teksa qëndron në një kompani për prodhimin e armëve në Kroaci.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi fillisht ka ironizuar më presidenten Osmani.

““Rugovistja” Vjosa Osmani shfaqet si militariste, duke provuar armë në Kroaci”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai thotë se një fotografi e tillë krijon argument kundër Kosovës.

Kujt po tenton t’i dërgojë mesazh? Këto sjellje kundërthënëse prodhojnë iluzione në publik, vënë në siklet sponsorët e pavarësisë së Kosovës dhe u krijojnë argumente armiqve të Kosovës se gjoja Kosova po militarizohet, po i kërcënon serbët. Veçmas në sfondin e asaj që po ndodhë në Ukrainë e në Gazë, sjellja e tillë e presidentes Osmani thjesht është naive dhe e dëmshme”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme