Kica-Xhelili numëron shtatë fakte rreth Komisionit Hetimor për Skandalet me rezervat shtetërore - NACIONALE

Kica-Xhelili numëron shtatë fakte rreth Komisionit Hetimor për Skandalet me rezervat shtetërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka numëruar shtatë fakte rreth Komisionit Hetimor për skandalet me rezerva shtetërore.

Kica-Xhelili përmes një postimi në Facebook ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke e bojkotuar komisionit, ku si rezultat nuk ka asnjë vendim apo plan të punës.

Ajo tutje ka shkruar se vendimi për themelimin e këtij komisionit është votuar në Kuvend në ditën e 11 me insistimin e partive opozitare, para kalimit të afatit 14 ditorë, ku sipas saj bojkoti ka filluar qysh në “kokë”.

Postimi i plotë:

SHTATË fakte rreth Komisionit Hetimor për SKANDALET me rezervat shtetërore (vaji, gruri etj):

1. Deputetët e VV po e BOJKOTOJNË komisionin. Si rezultat, asnjë vendim, madje as Planin e Punës nuk mund ta miratojmë.

2. Kuvendi e ka vonuar Vendimin e themelimit të Komisionit 11 ditë. Nëse partitë opozitare nuk do të kishin insistuar ta marrin Vendimin, do të kalonte afati 14 ditorë për thirrjen e mbledhjes së parë. Pra bojkoti ka filluar që në ‘kokë’.

3. Pa anëtarët e VV, nuk mund t’i ftojmë dëshmitarët, as të kemi qasje në dokumente - praktikisht nuk mund ta hetojmë këtë rast në përputhje me FUNKSIONIN që ka Kuvendi dhe ky komision.

4. VV tentoi të arsyetohet se nuk po i njoftojmë në kohë. Ta keni parasysh: herën e tretë u ftuan KATËR ditë para mbledhjes. Gati të gjithë anëtarët e VV ishin prezent në objektin e Kuvendit në secilën nga tre tentativat. (Ndërkaq VV shpesh thërret mbledhje edhe brenda ditës e madje brenda 5 minutave.)

5. Dukshëm, VV e ka votuar themelimin e komisionit në seancë plenare VETËM sepse kanë llogaritur që ta bojkotojnë e sabotojnë procesin më pas. Pra e kanë votuar për qëllime elektorale duke llogaritur në procedurat e mëtejme sabotuese.

6. Edhe nëse ndërkohë vijnë në ndonjë rast dhe bëjnë kuorumin, shtrohen pyetjet: pse po blejnë kohë? Çka nuk po duan të kuptojmë ne, mediat e publiku? Çka tjetër po fshihet përtej skandaleve që tanimë u zbuluan?

7. Nëse VV sot i beson kaq shumë prokurorisë sa të mos dojë komision hetimor, me gjithë akuzat që i bëjnë sistemit të drejtësisë, shtrohet pyetja: PSE? Çka e kush po i jep rehati sot në atë proces?

Lajme të ngjashme