Krasniqi: Qeveria Kurti e ka konfirmuar se nuk i do veteranët e UÇK-së - NACIONALE

Krasniqi: Qeveria Kurti e ka konfirmuar se nuk i do veteranët e UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen që po ndjek ndaj veteranëve të UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se Qeveria deri me tani ka konfirmuar se nuk i do çlirimtarët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria Kurti nuk e ka mbështetur këtë kategori të shoqërisë për plotësimin e nevojave të tyre.

Kjo qeveri e kjo mazhorancë e ka konfirmuar se nuk i do çlirimtarët, nuk i mbështetë nevojat e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme