Krasniqi: Qeveria Kurti duhet ta ushtrojë mandatin e plotë për të arritur marrëveshje me Serbinë - NACIONALE

Krasniqi: Qeveria Kurti duhet ta ushtrojë mandatin e plotë për të arritur marrëveshje me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Milazim Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Qeveria Kurti 2 duhet ta përfundojë mandatin. Pra, duhet të ketë mandat të plotë. Kjo sepse sipas tij, kjo qeveri e ka mandatin e plotë, për të arritur marrëveshje finale me Serbinë.

Sipas Krasniqit, meqenëse e ka shumicën në Kuvend, e e kontrollon edhe institucionin e presidencës, Qeveria Kurti 2, duhet ta arrijë marrëveshjen me Serbinë, kjo gjë mund të arrihet sipas Krasniqit edhe për faktin se përballë kësaj qeverie është një opozitë konstruktive.

Tutje Krasniqi ka shtuar se nuk është kundër qeverisë, siç e etiketojnë disa budallenj, siç i quan ai, por është kundër çdo keqqeverisje.

Postimi i plotë i Milazim Krasniqit:

Interesi strategjik shtetëror i Kosovës është që qeveria Kurti 2 të ushtrojë mandatin e plotë qeverisës deri sa të arrihet një marrëveshje finale me Serbinë, më saktë njohja e Kosovës si shtet i pavarur. Kurti ka legjitimitet të plotë, e ka shumicën në Kuvend dhe e ka presidenten nën kontroll. Poashtu e ka përballë një opozitë konstruktive, e cila e ka shtetndërtimin si bazament programor. Pra, është një rast unik që një kryeministër yni ka këtë fuqi ekzekutive dhe politike, gjë që mund t’ia forcojë pozitën e tij negocuese. (28 tetor 2021) P.S. Siç shihet edhe nga ky tekst, nuk jam kundër qeverisë, siç më etiketojnë jo pak budallenj. Natyrisht jam në çdo rast kundër keqqeverisjes. Ata që nuk kuptojnë, duhet t’i falim. Thjesht bre, analfabet funksionalë”.

Lajme të ngjashme