Krasniqi pyet Qeverinë dhe RTK-në: Kush ka dalë palë e fituar për ngjarjet në veri - NACIONALE

Krasniqi pyet Qeverinë dhe RTK-në: Kush ka dalë palë e fituar për ngjarjet në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi duke komentuar deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve, Jeff Hovenier për marrëveshjen Kosovë-Serbia, që ka thënë se “njohja s’është e mundur tash”.

E për këtë Krasniqi ka pyetur Qeverinë Kurti se kush ka dalur fitues nga situata në veri.

Pyyyyetje: nëse ngjarjet e fundit, që filluan me targat e çuen te rebelimi i serbëve në veri, ia kanë krijuar Serbisë alibinë për ta shmangur nga marrëveshja njohjen, a mund të më thotë ndokush nga qeverria dhe RTK-ja se kush ka dalë palë e fituar?”, ka pyetur ai.

Shkrimi i plotë:

“Hovenier për marrëveshjen Kosovë-Serbi mbi planin franko- gjerman: Njohja s’është e mundur tash” (Gazeta Express, 3 janar 2023) Pyyyyetje: nëse ngjarjet e fundit, që filluan me targat e çuen te rebelimi i serbëve në veri, ia kanë krijuar Serbisë alibinë për ta shmangur nga marrëveshja njohjen, a mund të më thotë ndokush nga qeverria dhe RTK-ja se kush ka dalë palë e fituar? E di që është pyyyyetje pa lidhje. Ata e dinë se qeverria jonë ka fituar. Nuk ka problem që Kosova ka humbur.

Lajme të ngjashme