Krasniqi: Pushteti ka trashur zullumin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, ndjekja nga AKI është persekutim tipik
Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar pasi në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi u gjet një pajisje, e cila dyshohet të jetë pajisje përgjimi.
Krasniqi në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Krasniqi është në mesin e gazetarëve që kanë bërë shumë për Kosovën pas lufte.
“Prej dy dekadash, hulumtimet e tij kanë zbardhë krime të njerëzve me pushtet a të lidhur me pushtetin. Ato kanë parandalu avullimin e milionave të buxhetit të shtetit, kanë frenu politika nepotizmi dhe kanë çu shumë njerëz prapa grilave.
Puna prej gazetari të njëmendtë, e ka përballë me pasoja vazhdimisht Vehbiun. Ka përjetu kërcënime, linçime, dëmtim prone e edhe sulme fizike.” – ka shkruar ai.
Sipas Krasniqit, pushteti aktual, ka “trashur zullumin” ndaj Kajtazit pasi aktivizimi i AKI-së për ndjekjen e tij, përbën persekutim tipik.
“Ndryshe nga pushtetet e tjera, i tashmi e ka trashë zullumin ndaj tij. Aktivizimi i AKI-së për ta ndjekë, përbën persekutim tipik.
Tani, gjetja e një mjeti në veturën e tij, që dyshohet të jetë pajisje përgjimi, është çmenduri e llojit të vet.
Paranojat e pushtetarëve duhet shëruar tek psikiatri. Ato s'mund të shërbejnë për persekutim gazetarësh.” – ka thënë ai.