Krasniqi: Publikimet që i kam parë s`besoj që janë plani franko-gjerman - NACIONALE

Krasniqi: Publikimet që i kam parë s`besoj që janë plani franko-gjerman

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk beson që dokumentet që janë publikuar nga disa media janë pjesë të planit franko-gjerman.

Ai ka thënë se ato mund të jenë vetëm spekulime që po qarkullojnë tash e sa javë në opinion.

Publikimet që i kam parë nuk besoj qe janë vërtet plani franko-gjerman andaj janë në vazhdën e spekulimeve që kanë qarkulluar tash e sa javë”, ka thënë Krasniqi, pas vizitës që ka pasur në Aleancën Kosovare të Bizneseve.

Ai ka bërë me dije se zhvillimet në veri janë shqetësuese, duke shtuar se situata mund të përshkallëzohet.

Këto veprime është dashur të mendohen në një sekuencë e cila dërgon në një epilog të qartë dhe fatkeqësisht një gjë e tillë nuk po duket se ka qenë si rast këtë herë. Është obligim i qeverisë ta trajtojë këtë gjendje dhe të koordinohet me partnerë ndërkombëtar dhe në radhë të parë me ShBA për të rivendosur rendin publik dhe sovranitetin”, ka thënë Krasniqi.

Sot faqja “Euractiv” ka publikuar 9 pika të planit franko-gjerman për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme