Krasniqi: Policia e Kosovës mbetet një ndër institucionet më të shquara
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar Policinë e Kosovës në 23-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar policia, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin.
“23 vite më parë, Kosova u bë me Shërbimin Policor të Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë. Aktualisht, Policia jonë, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim. Respekt për punën dhe angazhimin e mijëra grave e burrave që ndër vite kanë vendosur të shërbejnë në Policinë Kosovës, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik. Përherë mirënjohës!”, ka shkruar ai.