Krasniqi për 11 shtatorin: I bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit - NACIONALE

Krasniqi për 11 shtatorin: I bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka përkujtuar 11 shtatorin e vitit 2001, kur SHBA-ja u godit nga sulmet terroriste.

Krasniqi ka shprehur dhimbje dhe pikëllim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se ky sulm i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!

“Sot, me dhembje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave.

Megithatë, ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë!

Frontit të përbashkët global kundër terrorizmit, që udhëhiqet nga SHBA-të tash e 21 vjet, i është bashkuar edhe Kosova.

Në përvjetorin e 21-të të kësaj ngjarjeje që ndryshoi drejtimin e historisë së re, qëndrojmë pranë popullit mik amerikan, për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen dhe pikëllimin me ta”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme