Krasniqi për qeverisjen e komunave nga PDK-ja: Kjo është ajo që kemi premtuar - NACIONALE

Krasniqi për qeverisjen e komunave nga PDK-ja: Kjo është ajo që kemi premtuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka lavdëruar punën e kryetarëve të komunave të Kosovës që udhëheqen nga partia e tij.

Krasniqi ka publikuar raportin e Insitutit Demokratik të Kosovës, në të cilën tregohet që komunat që udhëheqen nga PDK-ja kanë performancë efikase e transparente.

Kjo është ajo që kemi premtuar dhe, sot, jam tejet i lumtur dhe krenar që Kryetarët e komunave ku qeverisim ne, po përmbushin premtimet dhe vizionin tonë qeverisës: Transparent, profesional dhe në shërbim të qytetarëve.” – ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.

Shkrimi i tij:

Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së!

Komuna e Skënderajt, e qeverisur nga Kryetari Fadil Nura dhe ekipi i tij, janë shpallur kampion të Kosovës në Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Insitutit Demokratik të Kosovës.

Në mesin e dhjetë komunave më transparente dhe efikase janë edhe pesë komuna të tjera të qeverisuara nga PDK, Mitrovica, Prizreni, Drenasi, Ferizaj dhe Hani i Elezit.

Ndërkaq, në pjesën e parë të tabelës për qeverisje të mirë janë edhe Kaçaniku e Vushtrria.

Kjo është ajo që kemi premtuar dhe, sot, jam tejet i lumtur dhe krenar që Kryetarët e komunave ku qeverisim ne, po përmbushin premtimet dhe vizionin tonë qeverisës: Transparent, profesional dhe në shërbim të qytetarëve.

Faleminderit kryetarëve dhe ekipeve të tyre në Skënderaj, Mitrovicë, Prizren, Drenas, Ferizaj, Han të Elezit, Kaçanik dhe Vushtrri – për punën e mirë gjatë vitit të kaluar.

Le të jetë ky vetëm fillimi për një mandat efikas dhe që do të përmirësojë ndjeshëm komunat që ne qeverisim dhe jetën qytetarëve tanë që jetojnë aty.

Lajme të ngjashme