Krasniqi për Kurtin: Hiçni prej mendjes që ky i mençëm e po bën çka po don, hiç kurrgjë s’mun bën më - NACIONALE

Krasniqi për Kurtin: Hiçni prej mendjes që ky i mençëm e po bën çka po don, hiç kurrgjë s’mun bën më

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës në “Pressing” të T7 në replikë ndaj analistëve se Albin Kurti po ia del të imponojë strategjitë e veta karshi ish-opozitës – tha “hiçni prej mendjes këto” duke pretenduar se që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, “asnjë objektiv e synim” nuk ka mundur ta realizojë.

“Dëgjoni, e keni kriju njëfarë ideje që Albini po bën çka po don. Albini veç çka po don s’mun me bë më. Albini veç do dëshira i ka pas: me i fitu 500 mijë vota, e dyta me i marrë 50% plus, as kjo s’iu ka realizu, e treta me ba Albulenën kryetare të Kuvnedit, dhe e katërta mu bë vetë kryeministër, as kjo s’ka me iu realizu.

Kështu që, kushdo që mendon Albini po taktizon dhe o i meçëm, hiçni këto prje mendje. Asnjë objektiv nuk e ka realizu Albin Kurti, viti 2025 është viti ku ka dështu çdo hap. E tash a e ka zan zyrën atje? Se Supremja ia ka ndalu, ai herdokurdo jep përgjegjësi për atë punë”, tha Krasniqi.

Duke folur për "shantazhin patriotik" të Albin Kurtit ndaj partive ish-opozitare, Memli Krasniqi tha se "Kurti deficitin patriotik me PDK-në e ka të madh sa këtu e deri në Vladimir të Malit të Zi".

Lajme të ngjashme