Krasniqi për faturat e rrymës: Jam i bindur se ky është krim i organizuar, 100 eurot që ua dhatë qytetarëve, ua morët pas dy ditësh
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për faturat e larat të energjisë elektrike, duke thënë se faturat e muajit të kaluar kanë tmerruar familjet kosovare.
Krasniqi ka thënë se duhet të japin përgjegjësi ata që janë të përfshirë në shtrenjtimin e rrymës.
Tutja ai ka përmendru edhe ndarjen e 100 eurove e që sipas Krasniqit, qeveria ua ka marrë përmes faturave të rrymës.
“Faturat e muajit të kaluar e kanë tmerruar secilën familje. E këtu kemi zyrtarë të qeverisë që jetojnë në një tjetër realitet. A mund të na tregoni se sa janë rritur të hyrat dhe profiti e KEDS-it dhe KESCO-s në krahasim me qeverisjet e kaluara. Ua keni dhënë nga 100 euro, pas dy ditësh ua keni marrë me fatura të energjisë.” – ka thënë ai
“Jam i bindur se ky është krim i organizuar, jam i bindur se shumica prej jush nuk jeni në dijeni. Kjo është skemë kriminale në krye me Martin Berishajn, e kjo nuk bëhet pa dijeninë e Kurtit. Kjo do të dalë në shesh dhe të gjithë do të japin përgjegjësi.” – ka thënë ai.
Tutje, ai ka pyetur ministren Artane Rizvanolli se sa ishte fitimi i KEDS dhe KESCO.
“A mundet me na tregu znj.Ministre, një përgjigje në një pyetje të thjeshtë. Gjatë kohës sa ju keni qenë në pushtet, 2022 dhe 2023, a mundeni me na tregu sa janë rritur të hyrat dhe profiti i KEDS dhe KESCO. Tregonani nëse kaq mirë i keni trajtu njerëzit, aq shumë ju keni dalë në ndihmë, sa është fitimi i KEDS dhe KESCO në krahasim me qeveritë e kaluara.” – ka thënë ai.