Krasniqi për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë: Kuvendi i Kosovës sot ka bërë një gabim të madh
Juristi Albert Krasniqi, e ka quajtur gabim të madh të Kuvendit, votimin në lexim të parë të Projektligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.
Sipas Krasniqit një projektligj i tillë shkelë të drejtat e njeriut e nuk plotëson as edhe një kusht për tu proceduar në kuvend, por i njejti duhet të kthehet sërish në qeveri e të perpilohet nga e para.
“Për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, tashmë ka një vlerësim të tillë nga mekanizmat më kredibil ndërkombëtar, të cilat nuk i kontestoi askush nga brenda.
Të vetmin argument që Qeveria kishte, ishin numrat që kontrollonte në Kuvend!
Nga aspekti procedural, është shumë më vështirë që Kuvendi të adresoi vërejtje për pothuajse secilin nen të këtij projektligji. Çdo ndryshim duhet të bëhet në formë të votimit të amendamenteve në seancë. Nuk është parim që Kuvendi të ndryshojë kaq shumë një projektligj të cilin nuk e ka iniciuar vet." thuhet ndër tjera në reagimin e Krasniqit.
Postimi i plotë: