Krasniqi: PDK e përkrah Vettingun, por duhet koordinim me partnerët ndërkombëtar - NACIONALE

Krasniqi: PDK e përkrah Vettingun, por duhet koordinim me partnerët ndërkombëtar

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i pyetur nga Nacionale rreth qëndrimit të PDK-së në lidhje me procesin e Vettingut, e tha se besojnë që procesi i Vettingut duhet të ndodhë me kushtin që të ketë koordinim me partnerët ndërkombtëtar dhe të mirren për bazë rekomandimet nga komisioni i Venecias.

“Vettingu ka qenë një nga shtyllat kryesore te fushatës zgjedhore të PDK-së në vitin 2017 dhe 2019. Normalisht se ne jemi konsistentë në qëndrimet tona. Ne kemi besuar që duhet me ndodhë vetingu dhe unë besoj se ai proces duhet të ndodhë. Vetingu duhet të ndodhë, duke pasur si shtyllë të krejt procesit Kuvendin e Kosovës, dhe duke marrë për bazë rekomandimet e komisionit të Venecias. Po ashtu, ky proces duhet të ndodhë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë me vite të tëra të involvuar në sektorin e drejtësisë. Pra, SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Komisionin Evropian. Kjo ka qenë arsyeja që unë i kam thënë kryeministrit se mund të takohemi në Kuvend e jo në Qeveri, ku ka kërkuar ai për t'ia thënë qëndrimin tonë”, tha Krasniqi.

Lajme të ngjashme