Krasniqi pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Kur Kosova dhe PDK ecin bashkë, ka vetëm një drejtim - përpara - NACIONALE

Krasniqi pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Kur Kosova dhe PDK ecin bashkë, ka vetëm një drejtim - përpara

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi u rizgjodh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniqi ka falënderuar partinë për besimin, derisa tha se kjo është një përgjegjësi e madhe për të ardhmen e partisë së vendit.

“Më besuat sërish drejtimin e partisë, dhe këtë besim e marr me nder dhe përgjegjësi të lartë. Këto katër vite kanë qenë sfiduese, por gjithmonë kemi punuar e vazhduar me qëndrueshmëri, dinjitet e përkushtim. Kjo konventë nuk ishte vetëm rizgjedhje e imja apo një moment formal e solemn, ishte dëshmi e unitetit tonë e besimit të ndërsjellë. Votimi unanim ishte më shumë se legjitimitet për mua, sepse më ngarkoi për të pasur një vizion të qartë për rrugën përpara nesh. Kur Kosova edhe PDK ecin bashkë, ka vetëm një drejtim" – ai është përpara” – ka thënë ai.

Krasniqi ka shtuar se fakti që ishte kandidat i vetëm në garë për postin e kryetarit është tregues i unitetit të brendshëm në parti.

“Unë faktin që isha kandidati i vetëm e marr me përulësi si një unitet të fuqishëm të PDK-së, një besim rreth lidershipit tim për katër vitet e kaluara dhe për fazën e ardhshme po ashtu. Gara ka qenë e hapur, por nuk ka pasur një kundërkandidat, mungesën e të cilit po e shoh si një dëshmi shtesë të besimit dhe e cila më shton më shumë përgjegjësinë” – tha ai.

Lajme të ngjashme