Krasniqi pasi kandidoi Bedri Hamzën për Kryeministër: Nga sot ndryshon loja në Kosovë
I pari i PDK-së Memli Krasniqi, ka kandiduar për Kryeministër të Kosovës kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza.
Në pyetjet e gazetarëe se “a kishte frikë Krasniqi të ballafaqohej me Kurtin në zgjedhje?”, ky i fundit u shpreh se frikë duhet të ketë vetëm Albin Kurti, ngaqë nga sot “ndryshon loja në Kosovë”, duke shtuar se Kryeministri i ka ditët e numëruara në pushtet.
“Sot nuk ka njëri më adekuat për ta fituar betejën për mirëqenie në Kosovë. Unë jam me të dhe pas tij në çdo hap. Nga sot ndyshon loja në Kosovë. Frikë duhet të kenë ata në pushtet. Nëse dikush frikësohet duhet të frikësohet Albin Kurti. Ditët në pushtet i ka të numëruara.” – u shpreh ai.