Krasniqi nga Prekazi ia uron Hashim Thaçit Ditën e Pavarësisë - NACIONALE

Krasniqi nga Prekazi ia uron Hashim Thaçit Ditën e Pavarësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nga kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ka uruar ish-krerët e UÇK-së për Ditën e Pavarësisë.

Pas homazheve të varri i komandantit legjendar Adem Jashari, ai ka thënë se ish-udhëheqësit e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë.

Për të shfaqur edhe njëherë respektin dhe përuljen para sakrificës sublime të Jasharëve dhe për të uruar dhe përkujtuar të gjithë të rënët për lirinë e popullit tonë. Në këtë moment, po ashtu, dëshiroj t’i uroj të gjithë ushtarët e UÇK, e në mënyrën më të veçantë t’i uroj për këtë ditë të Pavarësisë udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, presidentin Thaçi, ish kryetaret e Kuvendit Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish deputetin Selimi e ish-bashkëluftëtaret e tyre”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka vlerësuar se sot është dita ku secili duhet t`i ripërsërisë zotimet e tij për t`i shërbyer vendit.

Kjo është dita ku besoj se secili prej nesh duhet të ripërkushtohet dhe të ripërsërisë zotimet tona për t’i shërbyer Kosovës ndershëm e drejtë, për të punuar për një të ardhme më të mirë për secilin qytetarë të Kosovës. Gëzuar 16 vjetori i Pavarësisë të gjithëve e paqmi Kosovën përjetë”, është shprehur Krasniqi, raporton EO.

Lajme të ngjashme