Krasniqi: Nesër është dita e PDK-së
Një ditë para balotazhit të zgjedhjeve lokale në vend, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka drejtuar një thirrje mobilizuese për qytetarët, duke e cilësuar 24-orëshin e fundit para votimit si vendimtar për fitoren e kandidatëve të PDK-së në komunat kyçe të Kosovës.
Krasniqi theksoi se dita e nesërme është “Dita e PDK-së” dhe momenti kur çdo qytetar, përmes votës së tij, vendos për të ardhmen e qytetit të vet dhe për fitoren e një vizioni që, siç u shpreh ai, bazohet në punë, besim dhe ndryshim pozitiv.