Krasniqi: Mimoza Kusari bisedoi me Radojiçiqin për energjinë me autorizim të Qeverisë - NACIONALE

Krasniqi: Mimoza Kusari bisedoi me Radojiçiqin për energjinë me autorizim të Qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka biseduar me Milan Radojiçiq rreth enertgjisë, me autorizim të Qeverisë Kurti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së nuk ka lidhje me problemin e energjisë.

“Pra, vetë tema tregon se Mimoza ka biseduar me autorizim të qeverisë dhe të sekserëve të saj. (Kush nuk kupton qikaq send është shok ideali i atij burrit që është i gatshëm me kcye nga kati 11 për Albinin.)” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Mimoza Kusari ka biseduar me Millan Radojçiqin për energjinë. Çfarë lidhje ka shefja e grupit parlamentar me problemin e energjisë? Kurrfare!Ai problem ka të bëjë me ministren e resorit, me Albin Kurtin, me Martin Berishajn e Nagip Krasniqin. Pra, vetë tema tregon se Mimoza ka biseduar me autorizim të qeverisë dhe të sekserëve të saj. (Kush nuk kupton qikaq send është shok ideali i atij burrit që është i gatshëm me kcye nga kati 11 për Albinin.)

Lajme të ngjashme