Krasniqi me paralajmërim: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të shtohen
Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka folur rreth masave të BE-së ndaj Kosovës.
Duke e analizuar këtë çështje në kuadër të tensioneve të reja rreth Urës së Ibrit, Krasniqi ka theksuar se nuk mund të pritet heqja e masave.
Sipas tij, këto masa mund të shtohen.
“Siç dihet vendimmarrja në Bashkimin Evropian është shumë e komplikuar sepse të gjitha shtetet kanë pjesë në vendimin final dhe derisa ato qëndrime të harmonizohen merr shumë kohë. Në anën tjetër siç dihet kanë qëndrime jo plotësisht unike sepse ka disa shtete të cilët nuk e njohin Kosovën, ka disa që kanë preferenca ndaj Serbisë. Në krejt këtë konstilacion që ka nuk është reale të pritet që sanksionet të hiqen, aq më tepër që tashmë në këtë krizën rreth Urës së Ibrit, besoj që janë ngritur edhe më shumë shqetësimet dhe mos besimet në Bashkimin Evropian dhe në Perëndim përgjithësisht lidhur me qëllimet e Qeverisë Kurti ashtu që rreziku është që sanksionet jo vetëm që mund të mbesin por mund të shtohen, në këtë aspekt qytetarët duhet të dinë këtë gjë sepse propaganda qeveritare shumë herë në një lehtësi të pa durueshme ua bënë livadh sikur po hiqen sanksionet por e vërteta se rreziku është që sanksionet mund të shtohen e jo të hiqen” – ka thënë Krasniqi për EO.