Krasniqi: LVV e ka bllokuar Kuvendin, diktati imponohet vetëm në sistemin njëpartiak - NACIONALE

Krasniqi: LVV e ka bllokuar Kuvendin, diktati imponohet vetëm në sistemin njëpartiak

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka vlerësuar se fajtori kryesor për bllokimin e Kuvendit është VV-ja.

Ai ka vlerësuar se partia fituese duhet të reflektojë në raport me kërkesat e partive tjera politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se për të tejkalua këtë ngërç duhet kompromis.

“E mira është që nuk ka bojkot të Kuvendit nga asnjë parti parlamentare. Të gjitha po marrin pjesë në seanca, përfshirë edhe LS. Kuvendi po mbahet në bllokadë nga partia më e madhe, LVV. Pra, LVV e ka bllokuar Kuvendin. Nuk mund t’u kërkohet partive të tjera të votojnë si kërkon partia më e madhe. Po të ishte ai detyrim, nuk do të kishte nevojë për parti të ndryshme. Kërkohet dialog e kompromis. Diktati imponohet vetëm në sistemin njëpartiak”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme