Krasniqi: Kurti hoqi dorë nga bashkimi kombëtar, mund ta shfrytëzonte kundër Asociacionit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar një status për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti po ta mbantë të gjallë idenë e bashkimit kombëtar do ta amortizonte Asociacionin.
“Po të mbetej këmbëngulës te ideja e bashkimit kombëtar, Albin Kurti mbase do të mund ta amortizonte më me efikasitet presionin për Asociacionin. Por Kurti hoqi dorë nga bashkimi kombëtar në Krujë dhe tash ka ngelë përballë presionit për Asociacionin, pa e pasur asnjë opcion reserve”, ka shkruar Krasniqi.
